RMV, 98 automjete transportuese u dërguan për kontroll të jashtëzakonshëm teknik

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2023) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit gjatë drejtimit të automjeteve transportuese.

Gjatë aksionit, për kontroll të jashtëzakonshëm teknik janë referuar  98 automjete mallrash, nga të cilat 31 automjete mallrash me defekt, konkretisht: 19 për mosfunksionim teknik të sistemit për frena, tre për mbingarkesë, 10 për defekte të pjesëve përbërëse dhe pajisjes, ndërsa dy shoferë drejtonin mjete me defekt të pajisjes së ndriçimit.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 121 shkelje të tjera.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëpjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button