Kanë filluar të shiten ilaçe edhe në supermarkete dhe pompa të benzinës

Edhe nëpër pompa të benzinës dhe në supermarkete kanë filluar të shiten ilaçe për të cilat nuk është e nevojshme reçetë nga mjeku. Bëhet fjalë parasëgjithash për ilaçe ndaj dhembjeve të kokës, temperaturës, dhimbje në stomak ose ndezje në fyt.

Shitja e preparateve për vetëmjekim nëpër pompa te benzinës dhe nëpër supermarkete ishte bërë e mundur në Ligjin për ilaçe dhe pajisje ndihmëse mjekësore, kundër të cilave kanë reaguar farmacitë.

Gjithsej 108 ilaçe nga lista e perparateve për vetëmjekim ose ilaçe që jepen pa rekomandim të mjekut, ishin përfshirë në ndryshimet e ligjit të ri, të cilat aktualisht shiten në 10 vende, ndërsa licencën për shitje të tyre tani e kanë fituar edhe 130 veprimtari tjera afariste.

Pritet gjatë këtyre ditëve që këto ilaçe të shiten edhe në 86 pompa të benzinës nëpër gjithë territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button