RMV, ISHT gjatë janarit ka realizuar mbi 1500 kontrolle, ka shqiptuar gjoba mbi nëntë milionë denarë

Gjatë janarit, Inspektorati Shtetëror i Tregut të Maqedonisë së Veriut ka kryer më shumë se 1.500 mbikëqyrje në territorin e vendit kurse pas kontrolleve të zbatuara, janë shqiptuar gjoba që kapin shumën e mbi nëntë milionë denarëve, njofton Portalb.

Siç kumtuan nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbi 30 urdhëresa ndëshkuese janë shqiptuar në bazë të Ligjit për tregti, mbi 100 sipas Ligjit për disiplinë financiare, mbi 40 lidhur me Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit, mbi 10 për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve dhe mbi 20 për shkelje të Ligjit për ushtrim të veprimtarisë hotelierike.

Inspektorati i Tregut thotë se vazhdon të kryejë mbikëqyrje inspektuese te tregtarët me shumicë dhe pakicë në pjesën e respektimit të Vendimit për kushte të posaçme për tregti të produkteve të caktuara respektivisht kufizimit të marzhës. Siç njoftohet në kumtesë, janë kryer mbi 300 kontrolle dhe se sanksionohen shkeljet marzhës së konstatuar prej 5 deri 10 përqind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Sipas Vendimit për kufizim të marzhës te produktet kryesore ushqimore, në muajin janar të këtij vitit janë realizuar mbi 300 kontrolle inspektuese dhe nuk janë janë shënuar shkelje të kufizimit të marzhës, informojnë nga ISHT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button