RMV, alarmet për bomba në shkolla janë të rrejshme

Sot rreth orës 11:40 në SPB Shkup është raportuar se në email-adresat e tetë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB njoftojnë se ekipet e policisë antiterroriste pas kontrolleve kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button