Mariçiq: Vlen të shqyrtohet ideja për anëtarësim të shpejtë në BE me të drejtë të ngrirë të vetos

Ka ide të cilat janë prezantuar nga disa organizata, analistë dhe tink-tanke posaçërisht nga Parisi dhe Viena. Ka individë të cilët e promoojnë idenë që të jepet datë më e shpejtë për anëtarësim të shteteve nga Ballkani Perëndimor, por me derogime të caktuara atipike, të ngrihen të drejta të caktuara në pesë apo 10 vitet e para, si e drejta e vetos apo e drejta e komisionoerit, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në TV 24, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se, ajo është ide për të cilën ia vlenë të bisedohet, sepse për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme të hyjë në sistemin për vendim politik sa më shpejtë përmes Parlamentit Evropian dhe Këshillin për ministra.

“E drejta e vetos dhe e drejta që të zgjedhet komesar prej te ne, madje edhe të vijnë më vonë nuk është problem i madh, sepse kuptohet vendeve u duhen pesë deri në dhjetë vite që të socializohen në atë sistem. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së për shkak të pranimin të atyre vlerave dhe standardeve, hyrje në tregun e përbashkët dhe pjesëmarrje në vendimet e rëndësishme”, tha Mariçiq.

Ai potencoi se, nuk mund të themi se jemi në BE, ndërsa të mos sjellim vendime për atë. Ai shtoi se, është e pamundur, sinqerisht dhe ndershëm të thoni se jeni për anëtarësim në BE, por “nën kushtet tona, sepse asnjë shtet nuk anëtarësosht nën kushtet e tyre”.

“Kemi marrëveshje që na garanton fillim të shpejtë të fazës së ardhshme të negociatave, që më pas do të dëshmohet se në lidhje me shumë çështje jemi më përpara madje edhe nga shtete që negociojnë 10 vite”, tha Mariçiq.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button