Basistin e Pink Floyd e akuzojnë si anti-izraelit

Basisti i bendit legjendar “Pink Floyd”, Roger Waters, është etiketuar si një urryes i hapur i çifutëve për shkak të një rekuizite që ka përdorur në skenë gjatë turneut të tij të fundit.

69-vjeçari, i cili është një aktivist i njohur për të drejtat e palestinezëve, gjatë një koncerti në Belgjikë e kishte fryrë një balonë të madhe në formë të derrit në të cilën gjendej ylli i Davidit.

Ky veprim i ka hidhëruar hebrenjtë anekënd botës, ndërsa rabini Abraham Cooper ka thënë se kjo është një shprehje e qartë e urrejtjes ndaj çifutëve.

Rokeri ka reaguar menjëherë përmes Facabookut duke sqaruar se në balonë gjendej edhe kryqëzimi, hëna dhe ylli, çekani dhe drapri, logot e Shell, McDonald’s, Mercedes dhe dollari. Prandaj ka thënë se është ofenduese që e quajnë antisemit, urryes të izraelitëve dhe simpatizant të nazistëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button