Taleski filloi vuajtjen e dënimit me burg në Prilep

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, dje është dërguar në burgun e Prilepit për të vuajtur dënimin me burg për rastin “Transporti”, transmeton Portalb.mk.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit në Shkup, pas 3 viteve ka dhënë aktigjykim të shkallës së prerë për rastin “Transporteri”, ku ish-kryetari Vladimir Taleski dënohet me 7 vjet burg. Për një vjet është ulur dënimi nga padia e gjyqtares paraprake nga Gjykata Penale – Shkup, Donrilla Kacarska.

Ai u dënua për keqpërdorimin e parave të komunës, për çka i konfiskohet pasuria në vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Në këtë rast, S.B. është dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për çka u dënuan edhe nëntë persona tjerë për të cilët dënimi është me kusht. Ndërkohë që kompanisë për transport “D&AH.T” i është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 14 mijë euro, pasuri e cila vlerësohet se u fitua nga veprat penale.

Këshilli i këtij gjyqi ka anuluar anuluar aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e dytë.

Ndryshe, Gjykata Penale, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Transportuesi “, i kishte shqiptuar masë paraburgimi shtëpiak, kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, ndërkaq paraprakisht i ishte marrë edhe pasaporta.

“Kryetari i komunës së Manastirit dhe kryetari i Komisionit, në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe me transportuesit me dijeni të ministrit të Financave, shtetit i kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm prej 22.024.891 denarë ose rreth 360 mijë euro për vetëm dy vite shkollore”, kishte raportuar prokurorja Fatime Fetai, e cila kishte theksuar se në këtë rast janë të dyshuar 22 persona, ndërkaq për 11 persona Prokuroria Speciale Publike do të propozojë masë paraburgimi.

Në mars të vitit 2020, Vlladimir Taleski ishte dënuar me 8 vjet burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar në rastin “Transportuesi”.

Edhe 20 të akuzuarit e tjerë, me aktgjykimin e sotëm janë shpallur fajtorë. Në mesin e tyre janë edhe udhëheqësi i Sektorit në Komunën e Manastirit në kohën e mandatit të Talevskit, ish drejtorët e shkollave dhe udhëheqësve të ndërmarrjeve. Një pjesë e tyre morën dënime me burg, ndërkaq pjesa tjetër dënime me kusht. Në mesin e të cilëve morën dënim me burg janë shumica e të akuzuarve-udhëheqës të ndërmarrjeve për transport, dënimet e të cilëve lëvizin prej 2 deri në 3 vjet burg. Pas Taleskit, dënimin më të madh e mori ish udhëheqësi i Sektorit nga Komuna e Manastirit, i cili u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg.

Me dënime me kusht janë ndëshkuar, ish drejtorët e shkollave në Manastir dhe një pjesë e vogël e udhëheqësve të ndërmarrjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button