Ja sa pasuri ka paraqitur kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski

Gjykata Penale, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Transportuesi “, i shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak, kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, ndërkaq paraprakisht i është marrë edhe pasaporta, njofton Portalb.

Taleski është njëri nga të dyshuarit e rastit “Transportuesi”, i cili sipas PSP-së, e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në lidhje me transportin e nxënësve për 360 mijë euro.

Sipas listës anketuese, të publikuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Vlladimir Taleski, ka paraqitur se posedon:

Banesë prej 70 metra katrorë në Manastir me vlerë prej 2.1 milionë denarë.

Banesë të trashëguar prej 52 metra katrorë, gjithashtu në Manastir.

Në emër të bashkëshortes ka paraqitur një banesë me vlerë 3.9 milionë denarë, transmeton Portalb.

Veturë Citroen C5, që ka vlerën e 679 mijë denarë.

Në emër të bashkëshortes ka paraqitur edhe stoli, me vlerë prej 360 mijë denarë.

Më llogari të denarit ka 2.9 milionë denarë, ndërkaq bashkëshortja ka kredit prej 1 milionë denarë. /Portalb

785689439043-670x146

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button