Thaçi takon Papën, e fton në Kosovë dhe i lutet ta njohë shtetin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Papa Françesku, në Selinë e tij në Vatikan.

Në takimin i cili ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, Thaçi, sipas Presidencës, ka thënë se vlerat që përfaqëson si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova, transmeton Koha.net.

Thaçi, Papën e ka njoftuar edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet, që ka arritur të tejkaloj faqen e hidhur të historisë së saj dhe është i kthyer nga një e ardhme në paqe, në stabilitet, në prosperitet për qytetarët e saj dhe për tërë rajonin.

Në takim me Papa Françeskun, Thaçi ka thënë se Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike.

Në fund të takimit, presidenti Thaçi e ka falënderuar për përkrahjen që Vatikani i ka dhënë gjithnjë popullit të Kosovës.

Presidenti i ka dorëzuar Papës edhe ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button