Është hakuar Twitteri, janë vjedhur mbi 200 milionë e-mail adresa të përdoruesve, pretendon një ekspert izraelit
Adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitterit u vodhën nga hakerë të cilët më pas i postuan ato në një forum hakerimi në internet, tha eksperti izraelit i sigurisë kibernetike Alon Gal, transmeton Portalb.mk.
“Kjo shkelje ka të ngjarë të çojë në shumë hakerime dhe zbulime publike të të dhënave personale. Kjo është një nga rrjedhjet më të rëndësishme që kam parë ndonjëherë”, tha Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të sigurisë kibernetike dhe monitorimit Hudson Rock.
Twitter nuk e ka komentuar ende raportin, të cilin Gall e ndau për herë të parë në mediat sociale më 24 dhjetor, dhe nuk dihet nëse që atëherë ka hapur një hetim për rrjedhjen masive. Në internet filluan të qarkullojnë pamje nga forumi i hakerëve, ku pardje u shfaqën të dhënat.
Nuk ka asnjë tregues për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakerëve pas rrjedhjes, gjë që mund të kishte ndodhur që në vitin 2021, përpara se Elon Musk të blinte kompaninë për 44 miliardë dollarë. Informacioni rreth shtrirjes së rrjedhjes ndryshonte gjithashtu, dhe në dhjetor u pretendua se ishin vjedhur 400 milionë adresa emaili dhe numra telefoni.