Urimi satirik për Vitin e Ri nuk është i Kovaçevskit
Bëhet fjalë për satirë dhe fotomontazh, një tuit i tillë asnjëherë nuk është publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të kryeministrit Kovacevski. Vërtetmatësi iu drejtua Qeverisë për këtë dhe prej andej na thanë se është gënjeshtër, gjegjësisht tweet-i që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që është shpërndarë në postim, nuk është publikuar asnjëherë në profilin zyrtar në Twitter të Kryeministrit, shkruan Vërtetmatësi.
Jemi duke shqyrtuar një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin ndahet një urim për Vitin e Ri, të cilin kinse e ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Në urimin e shpërndarë në postimin që po shqyrtojmë thuhet:
” Urime Vitin e Ri ( Noga Vodina!)”.
Mirëpo, bëhet fjalë për satirë dhe fotomontazh, gjegjësisht një postim i tillë asnjëherë nuk është publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të kryeministrit Kovacevski.
Faqen e kryeministrit Kovaçevski në Twitter mund ta shikoni në këtë link.
Postimi i tij i fundit në kohën e shkrimit të kësaj recensioni ka të bëjë me vendosjen e luleve në varrin e presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Para atij tweet-i janë dy postime që i referohen urimeve të festave të Vitit të Ri. Në të parin thuhet:
Të dashur qytetarë, Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj juve dhe familjeve tuaja shumë shëndet, lumturi, momente të bukura dhe suksese në vitin e ri 2023.
Këtë vit në vazhdim, me mbështetjen tuaj të dashur bashkëqytetarë, vazhdojmë të punojmë me përkushtim.
Gëzuar festat, qofsh shëndosh e mirë!
Paraprakisht, nga llogaria e kryeministrit Kovaçevski në Twitter ka pasur një njoftim tjetër me këtë përmbajtje:
“Gëzuar Vitin e Ri dhe festat e Krishtlindjeve! Unë dhe familja ime ju dëshirojmë shumë gëzim, shëndet dhe paqe. Jam i sigurt se vitin e ardhshëm vendi ynë do të vazhdojë të përparojë dhe t`i arrijë objektivat. Gëzuar festat, qofsh shëndosh e mirë!”.
Ky postim është i datës 30 dhjetor 2022 dhe shoqërohet me video material.
Vërtetmatësi ka kontaktuar me Qeverinë lidhur me postimin që po shqyrtojmë dhe prej aty na kanë thënë se është gënjeshtër, gjegjësisht tweet-i që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që është shpërndarë në postim nuk është publikuar asnjëherë në llogarinë zyrtare në Twitter të kryeministrit. Bëhet fjalë për fotomontazhë.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimi si satirik. Sipas komenteve të lëna nën njoftim, është evidente se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë menduar se është vërtet një tweet i publikuar nga Kovaçevski.