Kipper nuk u jep kupona të gjithë atyre që shkruajnë “Gëzuar Vitin e Ri”

Lotaria e shpërndarë në këtë postim është e rreme. Faqja nga e cila shpërndahet kjo lotari e rreme nuk është faqja zyrtare e Kipper marketeve në Facebook, por është krijuar pak para shpalljes së shortit të rremë, ndoshta për të përhapur përmbajtje false dhe për të mbledhur informacione personale nga përdoruesit e mediave sociale. Faqja zyrtare e marketeve Kipper në Facebook, duket shumë ndryshe nga ajo false, ka të gjitha kontaktet zyrtare të marketit, adresën, dhe janë mbi 144 mijë qytetarë që e kanë pëlqyer këtë faqe, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahen fotot e Kipper Market së bashku me qindra pako Krishtlindjesh të ekspozuara. Në kuadër të postimit thuhet:

“Një surprizë e veçantë për fundvit. Ne do t’u dhurojmë kupona blerjesh falas dhe para speciale për të gjithë fansat tanë që shkruajnë “Gëzuar Vitin e Ri” në faqen tonë. Para datës 31 dhjetor. Gëzuar Krishtlindjet”.

Në komentet nën postim, është lënë edhe një lidhje për gjoja regjistrim, ku përdoruesit e rrjetit social Facebook u drejtohen të lënë të dhëna personale me një premtim të rremë se do të marrin dhurata. Postimi ka 243 shpërndarje, mbi 100 pëlqime dhe mbi 200 komente që flet për viralitetin e tij dhe vëmendjen që ka sjellë tek publiku.

Lotaria e shpërndarë në këtë postim është e rreme. Faqja nga e cila shpërndahet kjo lotari e rreme nuk është faqja zyrtare e kompanisë Kipper në Facebook, por është krijuar pak para shpalljes së shortit të rremë, ndoshta për të përhapur përmbajtje false dhe për të mbledhur informacione personale nga përdoruesit e mediave sociale.

Në fakt, lotaria e rreme është e vetmja përmbajtje në këtë faqe, së bashku me disa foto të marketeve të Kipper që janë keqpërdorur për të krijuar përshtypjen e rreme se është faqja zyrtare e markës dhe për të rrënjosur besimin tek përdoruesit e Facebook se ata po marrin pjesë në një lojë legjitime. Fotot e paketave të Krishtlindjeve në numër të madh janë një joshje që synon të tërheqë përdoruesit e Facebook për të lënë të dhënat e tyre personale me premtimin e rremë për të marrë një shpërblim.

Tre gjërat që synohen të nxirren nga përdoruesit e rrjetit social përmes kësaj loje shpërblyese false janë: emri, adresa dhe adresa e emailit që duhet të lënë në një lidhje të veçantë për regjistrim. Atëherë këto të dhëna personale mund të keqpërdoren nga krijuesi i lotarive të rreme dhe për këtë arsye nuk rekomandohet fare shpërndarja e tyre.

Faqja zyrtare e marketeve Kipper në Facebook mund të shihet në këtë lidhje dhe duket shumë ndryshe nga ajo e rreme. Faqja zyrtare ndan dhe reklamon vazhdimisht produkte nga tregu, oferta, promocione, ka të gjitha kontaktet zyrtare të tregut, adresën dhe janë mbi 144 mijë qytetarë që e kanë pëlqyer këtë faqe.

Vërtetmatësi ka raportuar më parë se emri dhe marka e marketve Kipper po keqpërdoret përmes lotarive të ngjashme të rreme me qëllim të mbledhjes së informacionit personal.

Në atë rast konkret, Kippe konfirmoi se ishte një lojë shpërblyese e rreme, dhe kishin shkruar një njoftim për këtë rast.

“Të nderuar konsumatorë, në rrjetet sociale po qarkullojnë dhurata të rreme dhe lotari në emër të kompanisë Kipper. Ju njoftojmë dhe ju kujtojmë se faqet zyrtare të Kipper janë vetëm kjo faqe në Facebook dhe kjo faqe në Instagram. Nëse ju kërkohet ndonjë informacion personal ose të dhëna të kartës së pagesës në internet, ju këshillojmë të mos dërgoni të dhënat tuaja dhe ta raportoni menjëherë rastin në departamentin e krimeve kompjuterike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me respekt Kipper Market!”thuhet në njoftim.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button