U ndërpre pragu i alarmit në Manastir dhe Tetovë, Shkupi sërish ndër qytetet më të ndotura në botë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bën të ditur se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit më 02.01.2023, përqendrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3, transmeton Portalb.mk.

Rrjedhimisht, episodi prej dy ditësh radhazi është ndërprerë në Manastir dhe Tetovë dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit.

Indeksi i ndotjes në kryeqytetin Shkup në orën 10:00, sipas instrumenteve matëse të IQAir, ishte 117.

Sot në mëngjes Shkupi është në vendin e 20-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë dhe grimcat PM2.5 janë sërish më të pranishmet në ajër.

Për shkak të mjegullës që ka mbytur kryeqytetin prej disa ditësh, dje janë anuluar 13 fluturime të avionëve që duhej të uleshin në aeroportin e Shkupit. Gjithashtu mëngjesin e sotëm është anuluar fluturimi nga Suedia për në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button