Futbollistët më të ndjekur në “Twitter”

Ka mbetur edhe më pak se një javë nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit 2014, dhe fansat mezi po e presin eventin sportiv.

Fansat kanë mundësinë të komunikojnë me lojtarët, ekipet e tyre të preferuar nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos “Twitter”-it.

Shumë futbollistë kanë miliona ndjekës në “Twitter”, si Cristiano Ronaldo, i cili është futbollisti me rreth 26.5 milionë ndjekës. Edhe pse ka shkruar jo më shumë se 2 mijë cicërima, Ronaldo dominon rrjetin social nga të gjithë futbollistët e tjerë, duke pasur rreth dyfishin e ndjekësve që ka lojtari i dytë më i ndjekur, Neymar Junior, nga Brazili. Ky futbollist ka ‘cicëruar’ më shumë se 40 mijë herë. futbollistet ne twitter

 Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, qëndron në vend të tretë me 8.8 milionë ndjekës.

Pjesa më e madhe e 10 lojtarëve më të ndjekur janë spanjollë. Spanja mendohet si skuadra favorite për të fituar Kampionatin Botëror këtë vit, dhe do të bëhet kështu ekipi i parë, që pas Brazilit në vitin 1962, që fiton kupën dy herë rresht. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button