New York, kufomat e njerëzve do të mund të riciklohen në plehra
Në shtetin e New York-ut në SHBA u miratua projektligji që lejon që trupat e njerëzve të mund të transformohen në plehra pas vdekjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat amerikane, guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul, nënshkroi projektligjin që autorizon riciklimin e kufomave në plehra në këtë shtet.
Sipas legjislacionit të ri, pasi njerëzit vdesin në New York, trupat e tyre mund të shndërrohen në plehra në mënyrë natyrale.
Në procesin në fjalë, kufoma vendoset në një “arkivol” që përmban materiale bimore si tallash, tërfil dhe kashtë.
Përzierja e bimëve në arkivol ofron një mjedis të përshtatshëm për mikrobet natyrale që të dekompozojnë trupin shpejt dhe në mënyrë efektive. Mikrobet e dekompozojnë trupin mesatarisht brenda një muaji.
Katrina Spade, themeluesja e kompanisë me emrin “Recompose”, me seli në SHBA, e cila ofron shërbimin e shndërrimit të kufomave të njerëzve në plehra, deklaroi se kjo është një alternativë për preferencat funerale të njerëzve të ndjeshëm ndaj mjedisit.
Spade deklaroi se kjo metodë, e quajtur gjithashtu “kompostim”, lëshon më pak karbon sesa varrimi ose djegia.
Në SHBA, shteti i Washington-it në vitin 2019 legalizoi për herë të parë “transfomimin e kufomave të njerëzve në plehra”. Ky projektligj u miratua në Kolorado dhe Oregon në vitin 2021, dhe në vitin 2022 edhe në Vermont dhe Kaliforni.