Dy ekipet gjermane garojnë për Jasharin

Ardon Jashari do të largohet nga Superliga e Zvicrës në futboll. “Sky” e vlerëson punë të kryer largimin e kapitenit të Luzernit, që ka oferta të shumta. Garën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës po e udhëheqin dy skuadrat e mëdha të Bundesligës, RB Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti, raporton Koha.net.

Leeds Unitedi, Napoli e Celticu po ashtu synojnë shërbimet e mesfushorit qendror.

Kontrata e lojtarit të Kupës së Botës me Luzernin është e vlefshme deri në vitin 2026. Luzerni pritet të përfitoi nga shitja e Jasharit prej gjashtë deri në shtatë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button