Qeveria e re formohet më 19 qershor

Mandatari për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Nikolla Gruevski e dorëzoi në Parlament  përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programën qeverisëse të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Qeveria e re formohet me 19 qershor.

Me kërë rast, kryeparlamentari Veljanovski i bëri sërish thirrje opozitës maqedonase të kthehet në Kuvend.

Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.

Qeveria e re e Maqedonisë 2014-2018

  1. Nikola Gruevski – kryeministër
  2. Zoran Stavrevski – zëvendëskryeministër dhe ministër i financave
  3. Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
  4. Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime
  5. Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për ekonomi
  6. Gordana Jankullovska- ministre e brendshme
  7. Nikola Popovski – ministër i jashtëm
  8. Zoran Joleski – ministër i mbrojtjes
  9. Adnan Jashari – ministër i drejtësisë
  10. Bekim Neziri – ministër i ekonomisë
  11. Nikola Todorov – ministër i shëndetësisë
  12. Mile Janakievski – ministër i transportit dhe lidhjeve
  13. Abdilaqim Ademi – ministër i arsimit
  14. Dime Spasov – ministër i punës dhe politikave sociale
  15. Mihail Cvetkov – ministër i bujqësisë
  16. Elizabeta Kançeska – Milevska – ministre e kulturës
  17. Lirim Shabani – ministër i pushtetit lokal
  18. Nurhan Izairi – ministër i ekologjisë
  19. Ivo Ivanovski – ministër i shoqërisë informatike dhe administratës

Ministra pa portfol:

  1. Visar Fida
  2. Vele Samak
  3. Bil Pavlevski
  4. Xheri Naumov
  5. Goran Mickovski
  6. Nedxhdet Mustafa
  7. Furhan Çako

Lajme të ngjashme

Back to top button