Jahjaga uron besimtarët musliman për Bajramin

Me rastin e Ditës së Bajramit të Madh, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka uruar udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarët myslimanë, transmeton Indeksonline.

Në urim, ndër të tjera thuhet: “Me rastin e Ditës së Bajramit të Madh, të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë u përcjell urimet e mia më të përzemërta.Dita e Bajramit të Madh është një ditë feste, që vjen pas muajit të Ramazanit, i karakterizuar me sakrificë dhe solidaritet mes gjithë njerëzve. Uroj që këtë ditë ta shënoni së bashku me më të dashurit tuaj, me të mirat që ua ka dhuruar Zoti.” /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button