Mbytet një person në plazhin e Ulqinit

Turisti nga Kosova D.Ç. 55 vjeçar dje në mbrëmje është mbytur te plazhi Miami, në Ulqin, ka bërë të ditur policia malazeze.

Sipas njoftimit, edhe pse shërbimet e emergjencës kishin ndërhyrë shpejtë, turisti nga Kosova nuk kishte qenë e mundur të shpëtohej. Policia ka shtuar se shkaku përfundimtar i vdekjes, do të bëhet i ditur pasi viktimës t’i bëhet autopsia, transmeton Reporteri.

Ky është rasti i dytë i mbytjes në detin e Ulqinit, në dy ditët e fundit. Para dy dite te Plazhi i Madh në Ulqin, te resori turistik, Copacabana është mbytur një qytetarë britanik, i moshës 44 vjeç./reporteri/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button