NTP: Studentët të vazhdojnë biletën nëse duan të përdorin transportin falas edhe vitin vijues

Ndërmarrja për Transport Publik Shkup u bëri thirrje përdoruesve të biletës vjetore studentore për shfrytëzim falas të transportit publik se është e nevojshme të zgjatet/validohet bileta për vitin 2023, nëse dëshirojnë të përdorin transportin publik falas gjatë vitit në vijim, transmeton Portalb.mk.

“Vazhdimi/validimi i biletës bëhet në çdo qendër për personalizim të NTP Shkup, me praninë personale të studentit, i cili duhet të dorëzojë vërtetim për student me kohë të plotë të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë të akredituar (jo më i vjetër se 30 ditë), të bashkëngjitet indeksi origjinal me semestrin dimëror të regjistruar dhe letërnjoftimin”, thuhet në njoftimin e NTP-së.

Për studentët nga viti akademik 2022/2023, bileta është automatikisht e vlefshme për vitin vijues kalendarik.

Të drejtën e përdorimit të biletës vjetore studentore për shfrytëzim falas të transportit publik e kanë të gjithë studentët e rregullt në fakultetet shtetërore në Qytetin e Shkupit deri në studimet universitare (cikli i parë), pa limit moshe.

“Vetëm një biletë e certifikuar/zgjatur për vitin aktual është dokument i vlefshëm për përdorimin falas të transportit publik për kategorinë e treguar të studentëve, nuk pranohet indeksi, certifikata studentore apo dokumentacion tjetër që shërben për certifikimin e biletës”, thuhet në kumtesën e NTP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button