Qeveria vendosi që të rritet vlera e parave të kthyera te qytetarët përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”
Në seancën e 115-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos që të rritet vlera e mjeteve të kthyera te qytetarët përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, transmeton Portalb.mk.
Ky vendim erdhi si rrjedhojë e propozimit të Ministrisë për Financa.
Me ndryshimet ligjore, mundësohet që qytetarët gjatë tre muajve tani të kenë mundësi maksimum të marrin 2 100 denarë kthim të tatimit mbi vlerën e shtuar, duke llogaritur që deri më tani ka qenë 1 800 denarë.