Të publikohen aktgjykimet e paligjshme që kanë interes të lartë te publiku, vendosi Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë sot në seancën e përgjithshme vendos që edhe aktgjykimet e paligjshme, si “Fortesa-Target” dhe “Thesari” që i ka ndërprerë Apeli i Shkupit, ndërsa nuk janë publikuar, do të duhet të publikohet gjithçka me interes të lartë për publikun, raportoi SDK, përcjell Portalb.mk.
“Vendimet (aktgjykime dhe vendime) që nuk janë të formës së prerë dhe të cilat janë në interes të lartë për publikun, gjykatat duhet t’i publikojnë në ueb faqen e gjykatës”, konfirmoi Qëndrimi Parimor i Gjykatës së Lartë.
Ky propozim ishte dhënë nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, pas reagimeve të ashpra në publik në lidhje me mospublikimin e vendimeve nga Gjykata e Apelit për përgjimet masive dhe blerjen e paligjshme të pajisjeve britanike.
“Qasja deri te vendimet gjyqësore veçanërisht është e rëndësishme për gjykatësit, profesionistët, mediumet dhe qytetarët”, deklaroi Ademi.