U kthyen shikuesit e filarmonisë në Maqedoninë e Veriut, por akoma larg kohës së para-kovidit

Në teatrot, filarmoninë dhe ansamblet profesionale në Maqedoninë e Veriut ka filluar të rritet numri i vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar, por akoma është shumë i vogël numri i tyre në krahasim me periudhën para pandemisë, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën 2021/22 janë regjistruar 26 278 vizitorë në filarmoninë kombëtare, apo 11849 vizitorë më shumë sesa periudha 2020/21. Raportohet që në periudhën 2019/20 ishin 43 273 vizitorë, ndërsa në periudhën 2018/19 ishin 76 500 vizitorë.

Filarmonia ka 107 të punësuar, prej të cilëve 85 janë artistë të punësuar. Në periudhën 2021/22 janë regjistruar 35 koncerte, një më shumë se në periudhën 2020/21, ndërsa në periudhën 2019/20 janë regjistruar 62 koncerte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button