Personi nga Këshilli Gjyqësor lëshoi informacione nga procedurat sekrete për shkarkim të gjyqtarëve

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dje u shqetësuan pasi dëgjuan se njëri prej tyre përcjell fjalë për fjalë dialogje të plota në seanca strikte të mbyllura. Spiuni përcjell jashtë çfarë flitej, për kë ka procedurë për shkarkim dhe të dhëna të tjera sekrete të brendshme nga seancat e mbyllura, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Për ngjarjen ka folur publikisht anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski, pas përfundimit të pikave të rendit të ditës në seancën e djeshme. I ka shkuar papritur në zyrë një gjykatës për të cilin zhvillohej procedurë për shkarkim, me citate të sakta çfarë ka thënë për të në seancë të mbyllur.

“Dua të informoj se më ka hyrë në zyre gjykatësi me informata të sakta çfarë kam thënë për të në procedurën për përgjegjësi. Më pyeti: “Pse po zhvillon procedurë kundër meje!”. Kuptova se ndonjëri prej jush ka përcjellë çfarë kam thënë saktë këtu në seancë të mbyllur. Iu përgjigja: “Koleg i nderuar, do të bisedojmë kur ta sillni kolegun tim nga Këshilli Gjyqësor i cili ju ka informuar kështu detalisht”, fliste i shqetësuar Nikollovski, i cili erdhi në Këshill i zgjedhur nga radhët e gjykatësve.

Pas kësaj informate, anëtarët dukshëm u shqetësuan, disa u frikësuan, ndërsa një pjesë u habitën, duke komentuar  – si është e mundur për procedurat e fshehta dhe për atë që flitet dhe punohet brenda, dikush prej tyre të përcjell personave të jashtëm? Dhe a u përcillet vetëm gjykatësve për të cilët ka procedurë disiplinore dhe procedurë për përgjegjësi, apo për këto procedura të fshehta brifohen edhe politikanët e dy pushteteve tjera?

Me mosbesim njëri ndaj tjetrit, kërkuan nga kryetarja Vesna Dameva urgjentisht të hetojë si ka hyrë ai gjykatës përmes derës së mbyllur dhe të siguruar nga MPB, ku është paralajmëruar dhe cili prej tyre i ka dhënë leje sigurimit që ai gjykatës të ngjitet lartë në këshill?

“Këtu mes nesh kemi tregtar – individë, kolegë të papërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm ndaj shërbimit dhe kryetar kërkoj që ta hetoni këtë”, ishte i revoltuar gjykatësi Nikollovski.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një ndërhyrës pas të cilit qëndron një politikan që ishte i fuqishëm deri pak më parë.

“Kjo për mua frikësuese! Por kjo është ajo që duhet ta bëjmë të gjithë. Është mirë që jeni inkurajuar të tregoni. Unë fillimisht do të hetoj si ka hyrë ai person, a është paralajmëruar te ndonjë koleg tjetër dhe në atë mënyrë ka hyrë te kolegu Nikollovski. Unë do ta informoj opinionin. Vetëm, më lejoni të hetoj rastin fillimisht. Çfarë është kjo nxjerrje e të dhënave, kur procedurat janë të fshehta? Çfarë është ky spiunim i kolegëve mes vete? Unë do t’ju mbroj. Mos u frikësoni, flisni”, tha Dameva.

Pas kësaj, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, vazhduan mbledhjen e mbyllur, pasi Nikollovski tregoi për ngjarjen.

Këshilli Gjyqësor është trup i cili duhet të jetë i pavarur, por 16 vite i nënshtrohet presioneve politike, listave për zgjedhjen e gjykatësve të porositur, avancim dhe shkarkim, ndikimeve për mbrojtje të gjykatësve kriminogjen të afërt me pushtetet.

Asnjëherë nuk ka alarmuar publikisht ndonjëri prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor se dikush në mesin e tyre e shfrytëzon funksionin për t’i shërbyer interesave të jashtme, deri dje.

Para rreth tre javëve, Pavlina Crvenkovska dha dorëheqje nga funksioni i kryetares pasi gjashtë anëtarë nga radhët e gjykatësve, plus Dameva, të cilën e zgjodhi Kuvendi, u revoltuan kundër asaj që ajo doli me listë të gjykatësve të cilët duhet të votojnë për anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, si dhe për anëtarë të komisioneve për provim pranues dhe përfundimtar të Akademisë.

Thanë se tani e tutje, në Këshillin Gjyqësor nuk do të votohet me lista. Në ndërkohë, Këshilli ngriti disa procedura për përgjegjësi të gjykatësve, mes të cilëve edhe kundër gjykatësit suprem, për shkak të së cilit anëtarët u gjendën nën presione të mëdha.

Këto shtatë anëtarë janë shumica e re në Këshill. Sipas votimit të propozimeve të Damevës në seancën e fundit, shumica u rrit në 10 anëtarë, kundër votoi vetëm anëtarja Loreta Georgieva.

Crvenkovska është ende në pushim mjekësor, të cilin e shfrytëzon që nga dita kur dha dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button