Ndahen Rita Ora dhe Calvin Harris

DJ-i skocez, Calvin Harris konfirmoi në “Twitter” ndarjen nga këngëtarja Rita Ora, pasi ishte fotografuar nën shoqërinë e një vajzë misterioze. 

“Duke patur parasysh spekulimet e kohëve të fundit dua të sqaroj se ne e kemi përfunduar marrëdhënien tonë shumë kohë më parë. Ajo është e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”, thotë Harris në “Twitter”.

Rita dhe Calvin kishin filluar të shoqëroheshin në muajin maj të 2013-s. Përgjatë promovimit të këngës së saj më të re “I will never let you down”,  këngëtarja  ka folur me dashuri dhe adhurim për të dashurin e saj.

Gjatë një interviste ajo tha: “Ishte e mrekullueshme. Gjithmonë kam thënë se është një ide e keqe të punosh me partnerin tënd, por gabohesha. Ishte eksperienca më komode dhe e pastër”.

Gjithashtu, gjatë intervistës Rita foli sesi ishte të kesh një marrëdhënie në distancë.  “Për shkak të angazhimeve duhet të udhëtojmë shumë. Unë nuk jam fanse e lidhjeve në distancë. Sepse personin që t’i do dëshiron ta kesh gjithmonë me vete”, tha ajo.

Rita ende nuk ka dhënë një deklaratë publike lidhur me ndarjen, pasi ajo po shijon pushimet në Meksikë. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button