Shkarkoj drejtorë joefikas, por nuk e bëj pompoze sikur para dhjetë viteve, tha Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i pyetur nëse do t’i shkarkojë drejtorët që kanë krijuar borxhe dhe nuk kanë paguar fatura nëpër institucione, duke aluduar në ato të Hekurudhës së Maqedonisë – Transport dhe Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, tha se borxhet janë bërë si rezultat i krizës energjetike dhe rritja e çmimeve, duke shtuar se ai shkarkon drejtorë, por nuk e bën atë në mënyrë pompoze. Sikur para 10 vitesh, njofton Portalb.mk.

“Ne në këto institucione kyçe i kemi vendosur në tregun e rregulluar që të paguajnë çmim më të ulët. Një pjesë e drejtorëve janë ndërruar në institucione, por atë nuk e bëj me pompozitet sikur që është bërë para 7, 8 dhe 10 vitesh. Të gjithë ata drejtorë që duhet të kenë performanca më të mira do të ndërrohen, do të ketë freskim kadrovik”, tha Kovaçevski.

Përndryshe, në seancën e djeshme Qeveritare u shkarkua drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, ndërsa u emërua Goran Trajkovskin si ushtrues detyre.

Paraprakisht, për shkak të emërimit për ambasador, u lirua nga detyra drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski ndërkaq dje në vend të tij u emërua Zharko Milloshevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button