Pas kërkesës së kryeministrit Kovaçevski, u larguan autobusët e parkuar para Qytetit të Shkupit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk do të pranojë transportuesit privat në takim derisa nuk i largojnë autobusët e bllokuar. Për këtë, sot shoferët e “Slloboda Prevozit” dhe “Makekspres” pasdite vendosët t’i largojnë autobusët që ishin të parkuar në bulevardin “Ilinden”, para Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Transportuesit privat sot deklaruan që do t’i largojnë bllokadat që të takohen me kryeministrin Kovaçevski, takim që e ka kërkuar “Slloboda Prebvozi”, të cilët kërkojnë që të paguhet borxhi prej 1.5 milionë euro.

“Shoferët privat, kishin një deklaratë ku deklaronin se derisa nuk do të kenë takim me kryeministrin e Qeverisë, do t’i radikalizojnë protestat. Ajo që mund të them është se unë jam njeri që do të takohem me të gjithë që duhet, por me shtypje dhe kërcënim. Kur të plotësohen kushtet që të kemi dialog në bazë të fakteve, në bazë të të gjithëve që janë të përfshirë dhe përgjegjës për zgjidhjen e problemit, dhe kur ai dialog të fillojë pa presion, gjegjësisht kur rrugët do t’i kthehen qytetarëve të Qytetit të Shkupit, atëherë mund të mbajmë takimin”, deklaroi Kovaçevski.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. Nga NQP thanë se do t’i zëvendësojnë me autobusë dhe shoferë të tyre këto linja.

Disa ditë më vonë edhe kompania “Slloboda prevoz” hyri në grevë për shkak se deklaronin se NQP u ka borxh prej 1 milion euro. Për këtë kjo kompani ndaloi së qarkulluari linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45.

Pas disa ditësh, Qyteti i Shkupit njoftoi se e ka shfuqizuar marrëveshjen edhe me “Slloboda Prevoz”, që nënkupton të dy kompanitë ndaluan së qarkulluari në 10 linja me mbi 200 autobusë.

NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave. Për shkak mungesës së autobusëve që mund të zëvendësohen, qytetarët ankohen për vonesa të autobusëve.

Prej vitit 2016-të, autobusët privat kanë qarkulluar në kuadër të NTP-së. Ata paguhen për kilometër të kaluar në qarkullim, varësisht prej lartësisë së çmimit të derivateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button