Kroacia mposhti Brazilin, kaloi në gjysmë-finale të botërorit

Ekipi i Kroacisë ka mundur Brazilin në penallti me rezultat 4:2. Me këtë, Kroacia kalon në gjysmë-finalen e botërorit, transmeton Portalb.mk.

Minutat e rregullta përfunduan pa gola, ndërsa në minutat shtesë u realizuan dy gola. Neymar shënoi për Brazilin në minutën 105 ndërsa për Kroacinë shënoi Petkoviç në minutën 117.

Me këtë rezultat ekipet u përballën në penallti, me çka Kroacia shënoi 4 gola ndërsa Brazili 2.

Në gjysmë-finale Kroacia do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Argjentinë e cila filloi në ora 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button