Spasovski për rastin me djalin e funksionarit: Le të jetë kush të dojë, përgjegjësi patjetër të ketë nëse ka bërë shkelje

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se policia është duke e hetuar rastin, për të cilin një pjesë e mediave raportuan se djali i një funkaionari të MPB-së është ndaluar pasi ka ikur nga patrulla policore për shkak të përdorimit të kundërligjshëm të fledherëve, por policia e lëshoi, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është një pyetje që nuk bazohet në fakte dhe është mirë të presim të gjitha argumentet, faktet që kanë të bëjnë me procesin dhe t’i bëjmë publike. Gjatë ditës do të dalim me informacione konkrete lidhur me këtë rast dhe do të dimë të gjitha të dhënat dhe faktet. Ato fakte nuk përputhen me spekulimet tuaja”, tha Spasovski në pyetjet e gazetarëve.

Sipas ministrit, personi që ka kryer veprën duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kush të dojë le të jetë, qoftë ministër, drejtor, gazetar, do të ketë përgjegjësi”, shtoi Spasovski.

Pardje u bë e ditur se djali i një funksionari të MPB-së përdorte ilegalisht flesherët dhe ikte nga patrulla e policisë, por pasi policët arritën ta ndalonin, e lanë të ikte me pretendimin se bëhej fjalë për veturë zyrtare e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (ShPPP). Sipas informacioneve bëhet fjalë për K.B., djalin e zv.ministrit të MPB-së.

Përdorimi i sirenave është edhe më rreptësisht i rregulluar dhe nuk lejohet për automobila të sigurimit dhe agjencive për sigurim pa dallim se nëse bëhet fjalë për fjalë të ndonjë funksionari, polic i cili nuk është në punë ose qytetar-shofer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button