Biri i zëvendësministrit në MPB Nazim Bushi ilegalisht ka përdorur flesherët e audisë dhe u ka ikur policëve

Në një incident të premtën pasdite në periferinë e Shkupit, djali i një funksionari në MPB ka qenë i ndalur pas arratisjes nga patrulla policore për shkak të përdorimit ilegal të flesherëve, por policët e kanë lëshuar me pohimin se bëhet fjalë për automobil zyrtar të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Incindentin për Telma-n e konfirmuan burime policore, njofton Portalb.

Nga MPB-ja u përgjigjën se do ta shqyrtojnë rastin dhe në qoftë se konfirmohet veprim policor në kundërshtim me ligjin, nëpunësit policorë të cilët kanë gabuar do të sanksionohen.

K.B., djali i zëvendësministrit të propozuar nga BDI-ja, është vërejtur nga patrulla policore në Çair se si me audi të errët me flesherë (dritat rrotulluese mbi automobil) lëvizë më shpejtë seç e lejuara me ç’rast e kanë mbërritur dhe kanë kërkuar të ndalet. Por, shoferi me audi nuk është ndalur pas çka patrulla ka thirrur ndihmë dhe në fund kanë  arritur ta ndalin shoferin në “Rrugën e Kaçanikut”.

Kur gjatë legjitimimit është zbuluar se bëhet fjalë për djalë të një funksionari, policët të cilët e kanë ndalur përmes radio lidhjes kanë paraqitur se bëhet fjalë për automjet qeveritar nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Por, nga qendra e SPB Shkup u janë përgjigjur se regjistrimi të cilin e kanë paraqitur (i njohur për Telman) nuk u përket automjeteve zyrtare qeveritare por të një audi private.

Edhe krahas gjithçka, policët nga patrulla e kanë lëshuar të shkojë djalin e zëvendësministrit, por dëshmitë nuk kanë mundur të fshihen për shkak se radio-komunikimi i nëpunësve policorë është incizuar në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

Incidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 17:40. Një automobil audi është marrë në lizing si automjet i sigurimit të një fabrike me marihuanë, për shkak se me të është marrë djali i funksionarit të BDI-së. Sipas informatave të Telmas, automjeti ka pasur edhe gjoba për kundërvajtje trafiku, ndërsa njëherë madje është lëshuar nga automjeti “merimanga” kur ka qenë i parkuar në mënyrë jo të rregullt.

Edhe automjete të tjera të siguruesve të fermës së marihuanës kanë qenë në mënyrë ilegalisht të pajisura me flesherë dhe me sirena. Flesherë në automobila guxojnë të kenë dhe të përdorin vetëm policia, ndihma e shpejtë, shërbimit i zjarrfikësve, automobila zyrtarë për transport të funksionarëve dhe për sigurim, automjete të specializuara për transport të parave, si dhe automjete të caktuara diplomatike. Për automjetet e tjera “civile” është i ndaluar përdorimi dhe shqiptohet gjobë në të holla.

Përdorimi i sirenave është edhe më rreptësisht i rregulluar dhe nuk lejohet për automobila të sigurimit dhe agjencive për sigurim pa dallim se nëse bëhet fjalë për fjalë të ndonjë funksionari, polic i cili nuk është në punë ose qytetar-shofer.

MPB paralajmëroi se do të informojë në qoftë se zbulon gabim dhe punë joligjore të policëve në rastin për të cilin pyetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button