Sot zhvillon takim Komisioni për çështje historike dhe arsimore mes RMV-së dhe Bullgarisë

Komisionit i përbashkët i ekspertëve multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sot zhvillon takim. Nuk dihet se cila do të jetë tema e takimit, por , tha se do të bisedohet e njëjta çfarë ësh transmeton Portalb.mk.

Bashkëkryetari nga ana bullgare e Komisionit, Angel Dimitrov, sa i përket takimit, tha se nuk ka koment, ndërsa i pyetur se çfarë do të jetë në rend dite, tha e njëjta që ka qenë në mbledhjen e kaluar…

I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk ka progres për momentin, ai është përgjigjur pozitivisht.

Takimi i fundit i Komisionit u mbajtë më 15 shtator.

“Kjo do të thotë se nuk ka progres dhe do të shohim nëse do të ketë sot. Një optimist gjithmonë pret diçka të mirë”, tha Dimitrov.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike më 15 gusht miratoi dhe publikoi rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e VI në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e V në Bullgari, si dhe rekomandime për nderim të përbashkët të figurave të mesjetës – Shën Kirili dhe Metodi, Shëm Klementi, Shën Naum dhe mbreti Samuel. Këto rekomandime janë miratuar nga Komisioni i përbashkët ndërqeveritar i themeluar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button