Mbappe mendoi largimin nga Franca

Kilian Mbappe mendoi që të tërhiqej nga kombëtarja për shkak të ofendimeve raciste, por ylli i Francës hoqi dorë nga ky vendim, pasi veprimi i tij do të jepte mesazhin e gabuar te abuzuesit online, raporton Klan. Sulmuesi 23 vjeçar konsiderohet si një ndër më të mirët në botë, ndërsa u bë pjesë e elitës së futbollit në vitin 2018 pas golit në finale e Kupës së Botës.

Por ylli i PSG-së, humbi penalltinë e pestë të Francës në të 16-at e Euro 2020, e kjo bëri që “Les Blues” të eliminoheshin nga Zvicra.

Kjo solli ofendime në rrjetet sociale nga disa tifozë, e kjo situatë e preku futbollistin që po e konsideronte vendimin për t’u tërhequr nga përfaqësuesja

“Gjelat” kanë arritur suksese të rëndësishme, ndërsa kanë pasur gjithnjë në përbërje futbollistë me prejardhje të ndryshme.

Në kulmin e tensionit, në një intervist për “Sports Illustrated” Mbappe u takua me presidentin e Federaës Franceze të Futbollit Noel Le Graet, ku i tha se do të largohet nga kombëtarja, pasi nuk mund të luante për ata që e shanin.

Ylli i futbollit ndërroi mendje pas diskutimeve me familjen dhe miqtë, e kjo vetëm për t’u treguar abuzuesve online, se nuk do ta fitonin kurrë betejën e tyre duke ofenduar të tjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button