Padi për 46 vjeçarin nën dyshimet që njëkohësisht “punonte” në Maqedoninë e Veriut dhe në Kroaci

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 46 vjeçarit nga Maqedonia e Veriut pasi dyshohet që në kohën kur po punonte në Kroaci, ai nuk kishte shkëputur kontratën në një komunën e Prilepit, transmeton Portalb.mk.

“RPB Prilep deri te Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 46 vjeçarit M.A. nga Prilepi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e pakujdesshme në shërbim”, e dënueshme në bazë të nenit 353-v nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai derisa ishte drejtor i subjektit juridik në Prilep, kishte kontratë punë në Republikën e Kroacisë, për çka akuzohet për “përfitim të kundërligjshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button