Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi dënohet me 7 vite burg

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë. 

Një gjykatë në Milano e dënoi ish-kryeministrin me shtatë vite burgim për shfrytëzim prostitucioni me minorene dhe shpërdorim të detyrës. Gjithcka lidhet me atë që njihet si “Rubygate”. Në 2010 vajza nga Maroku Karima El Mahorug, njohur si Rubi ka qenë pjesë se skandalit të festave të “Kavaljerit”. 

Vetë vajza, në atë kohë 17 vjeç, gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë mohoi pretendimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Berlusconi-n. 

Berlusconi mohoi akuzat e ngritura kundër tij, përfshirë atë për abuzim me detyrën dhe marrëdhënies seksuale me minorene. 

Vendimi është pritur me brohorima nga një grup njerëzish të mbledhur para gjykatës, ndërsa mediat fqinje deklarojnë se vështirë që Berlusconi të kryejë ndonjë ditë burg pasi vendimi me siguri që do të apelohet. 

Ky është procesi i dytë gjyqësor që brenda pak muajsh gjen fajtor Berlusconi-n. Më parë ai u dënua me katër vite burgim për akuzën e evazionit fiskal. 

Lajme të ngjashme

Back to top button