Angellov: VMRO ti trajtojë “Branitellat” si BDI-ja UÇK-në

Ish branitellat e tubuar në partinë ‘Dinjiteti’ akuzuan sot VMRO DPMNE-në se nuk po trajton ashtu siç duhet ish pjesëtarët e forcave të sigurisë të cilët morën pjesë në konfliktin e vitit 2001.

Kryetari i Dinjitetit Stojanço Angellov theksoi se për dallim prej BDI-së, e cila shënon në mënyrë solemne të gjitha momentet e rëndësishme nga konflikti i vitit 2001, përfshi këtu edhe manifestimin e sotëm në Haraçinë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja i ka lënë në harresë branitellat. Ai kërkon që partia e kryeministrit Gruevski ti trajtojë branitellat njejtë sikurse BDI i trajton ish ushtarët e UÇK-së.

“Tashmë në Haraçinë kemi edhe Qendër Përkujtimi, në disa kilometra nga qendra e kryeqytetit, në këtë Qendër Përkujtimi do të vijnë të gjithë përfaqësuesit e lartë të BDI-së dhe faktorët e tjerë shqiptarë në rajon. Për dallim nga trajtimi i ish komandantëve të UÇK-së, të cilët sot janë në BDI, në anën maqedonase, Qeveria nuk bën asgjë të rëndësishme për të veçuar këtë ngjarje të rëndësishme për ne në vitin 2001”, tha Stojanço Angellov, kryetar i “Dinjitetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button