Ekstradimi i mbetet drejtësisë së Kosovës dhe Maqedonisë

Procedura për ekstradimin e dy të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës, Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq nga Kosova në Maqedoni tani më është në duart e dy Ministrave të Drejtësisë, atij të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe të Maqedonisë, Blerim Bexheti. Kështu u shpreh sot, Ministri i Brendshëm Kosovar, Bajram Rexhepi duke shtuar se dikasteri që ai drejton tani më ka përfunduar me të gjitha procedurat e nevojshme.

Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq u arrestuan në Prishtinë më 3 mars të këtij viti, në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar. Demiri dhe Ismailoviq janë dy nga pesë të dyshuarit për organizimin dhe realizimin e vrasjes së pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës. Pas ekstradimit ata do ti nënshtrohen procesit gjyqësor për këtë rast, i cili tashmë po zhvillohet kundër 4 të dyshuarve të tjerë të arrestuar gjatë aksionit policor ‘Monstra’. 

“Do ti përmbahemi bashkëpunimit mes dy shteteve, natyrisht ne bashkëpunojmë edhe në çështjen e sigurisë, luftimin e krimit të organizuar dhe formave tjera. Ministria e Brendshme e Kosovës i ka kryer punën e veta dhe tani duhet dy Ministritë e Drejtësisë duhet të bëjnë marrëveshjen për ekstradim dhe unë nuk mund të flasë në emër të tyre”, tha Bajram Rexhepi – Ministër i Brendshëm i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button