RMV, pas mjegullës së mëngjesit, mot i qëndrueshëm dhe me diell gjatë ditës

Pas mjegullës së mëngjesit, sot na pret mot stabil me vranësira të ulëta. Në orët e pasdites do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPH). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Ditën e premte na pret mot i ndryshueshëm me vranësira mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit mot me erë të fortë veriore. Pasdite, gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes do të ketë reshje të herëpashershme të shiut, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë. Temperatura ditore do të ulet me disa gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button