Këto dy javë do të dorëzohen shumica e teksteve shkollore të reja për klasën I, II, IV dhe V-të
Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut prej kësaj jave do të fillojnë të pranojnë pjesën më të madhe të teksteve shkollore në gjuhën në të cilën e ndjekin mësimin, transmeton Portalb.mk.
“Këtë javë dhe javën e ardhshme do të botohen dhe dorëzohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore të reja për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Bëhet fjalë për mbi 20 tekste për të cilat nuk ka procedura ankimimi”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Librat janë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.
“Rikujtojmë se përgatitja e tyre pasoi pas krijimit të programeve të reja mësimore për këto klasa, në përputhje me planin për reformën me faza të arsimit fillor”, sqarojnë nga Ministria.