MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
Shkollat janë dhe do të mbeten një mjedis në të cilin nxënësit do të ndjehen të sigurtë dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre përmes realizimit të pandërprerë dhe cilësor të procesit edukativo-arsimor. Ky është thelbi i ekzistimit të institucioneve arsimore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon çdo përpjekje për pengim dhe ndërprerje të mësimit, tërheqje të vëmendjes së nxënësve dhe mësimdhënësve nga realizimi i obligimeve të përditshme shkollore, gjegjësisht të punës dhe krijim të shqetësimeve të panevojshme për sigurinë e tyre nëpër klasa, njofton Portalb.
Nga MASH-i apelojnë deri te udhëheqësitë e shkollave ta ngrisin nivelin e sigurisë në objektet shkollore dhe të vazhdojnë me organizimin e procesit edukativo-arsimor.
“Vetëqeverisjet lokale nën kompetencë të silave janë shkollat fillore dhe të mesme komunale dhe publike, MASH dhe MPB çdoherë u dalin në ndihmë kur është e nevojshme çfarëdo lloj mbështetje plotësuese, sepse të gjithë veprojmë në drejtim të interesave më të mirë të nxënësve dhe në përgjithësi të të rinjve”, thuhet në kumtesën e MASH-it.
MASH i dënon veprimet e usbjekteve të cilët e pengonin punën e disa shkollave të mesme në kryeqytet ditëve të kaluara dhe shfaq shpresë se nga ana e organeve përkatëse do të gjenden dhe sanksionohen një orë e më përpara.
Përndryshe, më 26 tetor në SPB Shkup është denoncuar se email-adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Plotësisht është njoftuar në Polici se njoftime të tilla ka pasur edhe në tre shkolla tjera, pra gjithsej tetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme