Jotova: Shkupi dhe Sofja kanë akoma shumë probleme për të zgjidhur, Bullgaria mund të vendosë veto në çdo kohë

Bullgaria mund të vërë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendëspresidentja Iliana Jotova nga Zagrebi. Në Kroaci, ajo u takua me presidentin Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuan për zonën Shengen, transmeton Portalb.mk.

Jotova, siç raporton BNR, e njoftoi presidentin kroat për rezervën e Bullgarisë për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zv/presidentes bullgare, Bullgaria duhej t’i shpjegonte më qartë argumentet e saj historike.

“Ato që vlejnë nga sot, më së shumti për bullgarët në Maqedoni dhe qëndrimi ndaj tyre. Duke marrë parasysh regjistrimin e popullsisë në Maqedoni dhe faktin se janë lëshuar 95 mijë dokumente zyrtare për shtetësi bullgare, një numër i vogël njerëzish kanë guxuar të regjistrohen si bullgarë”, tha Jotova.

Sipas saj, Sofja dhe Shkupi kanë akoma shumë probleme për të zgjidhur.

“Bullgaria mund të vendosë veton e saj në çdo fazë nëse kushtet e marrëveshjeve tona dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare nuk përmbushen dhe nëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë e vitit 2017 rezulton të jetë asgjë më shumë se një tekst bosh. Shpresoj që të mos arrihet deri këtu dhe shpresoj që edhe kolegët tanë të RMV-së e kanë kuptuar se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe sa shpejt dhe e brishtë mund të tregohet”, tha Jotova.

Kutojmë, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button