Lideri çeçen Kadriov pranoi se janë vrarë 23 luftëtarë të tij

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka pranuar se 23 nga luftëtarët e tij u vranë dhe 58 u plagosën në një sulm artilerie ukrainase këtë javë. Ky është një pranim i pazakontë nga pala ruse, duke qenë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, forcat pro-ruse rrallë kanë pranuar humbje të mëdha në fushën e betejës, transmeton Portalb.mk.

Kadyrov tha se ky incident ka ndodhur në rajonin jugor të Khersonit.

“Operacioni i shpëtimit në vendngjarje ka përfunduar dhe lista e plotë është 23 të vdekur dhe 58 të plagosur. Po, humbjet tona atë mëngjes ishin të mëdha, por çeçenët po marrin pjesë në xhihad dhe nëse fati i tyre është të bien në luftën e shenjtë, është një nder dhe gëzim i madh për çdo mysliman”, ka shkruar Kadyrov në Telegram, duke shtuar se forcat e tij menjëherë u kundërpërgjigjën dhe vranë rreth 70 ukrainas.

Disa burime ukrainase raportuan të martën se mbi 100 luftëtarë çeçenë u vranë në një sulm artilerie pranë Khersonit. Ata u vendosën në një shkollë në bregun tjetër të Dnieper pas tërheqjes nga Kherson dhe dyshohet se zbuluan vendndodhjen e tyre vetë në fotot e postuara në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button