Trajnerët më të mirë në botën e futbollit

Në mbrëmjen gala të Topit të Artë nuk pati trajnerë të vlerësuar, por revista e specializuar e futbollit “FourFourTwo” zbulon se cilët janë më të mirët në botë për momentin. Pep Guardiola mbetet ai që kryeson këtë renditje, pasi fitoi Premier League me Manchester City dhe ishte shumë pranë suksesit në Champions League në dy vitet e fundit, raporton Klan.

Guardiola dha rezultatet pa një qendërsulmues, me probleme të tjera për shkak dëmtimesh dhe shqetësime në repartin e mbrojtjes. Carlo Ancelotti është i dyti pas një periudhe në pozicione më të ulëta. Kjo falë sezonit të mrekullueshëm me Real Madrid ku fitoi Champions League, kampionatin spanjoll, Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës. Trajneri italian nxori më të mirën nga skuadra madrilene, duke e bërë Karim Benzema fituesin e Topit të Artë.

I treti është Jurgen Klopp, i cili me një mbrojtje të shkatërruar nga dëmtimet i bëri ballë me të rinjtë dhe lojtarët e huazuar. Në dhjetë më të mirët janë edhe Antonio Conte, Stefano Pioli, Mikel Arteta, Thomas Tuchel, Graham Potter, Julian Nagelsmann e Diego Simeone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button