Ja ku ishin Berisha dhe Rama kur votohej

Kryeministri Berisha i ka ndjekur dje zgjedhjet në Tiranë. Fillimisht ai ka qenë në kryeministri, më pas ka votuar. Pas votimi, kryeministri e ka kaluar kohën në shtëpi duke ndjekur zgjedhjet në televizion dhe duke folur çdo dhjetë minuta me bashkëpunëtorët e tij për ecurinë e zgjedhjeve e duke dhënë indikacione. Më pas ai i ka ndjekur zgjedhjet nga selia e Partisë Demokratike, dhe në zyrën e tij shikohej të hynin shpesh herë bashkëpunëtorë të tij, shkruan Tirana Observer.

Rama-Meta
Dyshja drejtuese e opozitës ka pasur dje një ditë shumë të ngarkuar. Pas ngjarjes që rëndë që ndodhi në Laç, ata u nisën menjëherë drejt këtij qyteti për të ndjekur gjendjen nga afër dhe për të qetësuar simpatizantët e tyre. Pasi dhanë nga një deklaratë për mediat, Rama dhe Meta janë kthyer në Tiranë ku edhe kanë votuar. Më pas ata i kanë ndjekur zgjedhjet në selitë e tyre përkatëse, duke folur çdo minutë me bashkëpunëtorët. Ndërkohë që Rama dhe Meta kanë shkëmbyer sms me njëri-tjetrin pothuajse çdo 20 minuta për të bashkërenduar veprimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button