Mbaroi ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës
Java e XI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut mbaroi me ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Strugës, transmeton Portalb.mk.
Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të vendasve.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Shkupi shënoi gol përmes një penalltie, penallti e shkaktuar nga portieri mysafir.
Dje u zhvilluan katër ndeshjet e kësaj jave.
Shkëndija fitoi kundër Rabotniçkit, Makedonija Gj.P. kundër Skopjes, Sileksi e mundi Bregallnicën, ndërsa Pobeda dhe Akademija Pandev mbaruan me barazim.
Në krye të tabelës gjenden tre ekipe shqiptare, Struga në pozitën e parë me 25 pikë, Shkëndija në të dytin me 19 pikë dhe Shkupi në vendin e tretë me 18 pikë.