31 kg kanabis në valixhe nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy shqiptarë në aeroportin e Stambollit

Dy shqiptarët janë arrestua në aeroportin e Stambollit në Turqi, pasi janë kapur me 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe, raporton ABC.

Sipas medieve turke avioni i nisur nga Rinasi iu nënshtrua një ekzaminimi të detajuar në aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit.

Valixhet që i përkisnin pasagjerëve të dyshuar janë kontorruar me rreze x dhe si rezultat i skanimit, u zbuluan zona me densitet të dyshimtë. Janë sekuestruar 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe.

Raportohet se gjatë operacionit të kryer në aeroportin e Stambollit, është kryer një studim i analizës së rrezikut të ngarkesave nga ekipet e mbrojtjes doganore dhe si rezultat, një aeroplan mallrash që ka mbërritur në Turqi tranzit u konsiderua si i rrezikshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button