Pas dy vitesh bllokadë, Bullgaria nuk vendosi veto: U miratua vendim që të nënshkruhet marrëveshja e RMV-së me Fronteksin

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes për menaxhim të kufijve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, dy vjet pasi Bullgaria vendosi veto për shkak të përdorimit të fjalëve “gjuhë maqedonase”. Marrëveshja duhet të nënshkruhet më 20 tetor, njofton Portalb.mk.

Sofja e ka hequr veton, duke e lënë të paprekur formulimin “gjuha maqedonase”, siç është rast në vende tjera të rajonit që kanë marrëveshje me agjencinë “Fronteks”. Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Evropës.

Ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit, duke theksuar se BE dhe Ballkani Perëndimor po përballen me sfida të përbashkëta të emigracionit dhe mënyra e vetme për t’u zgjidhur është veprimi i përbashkët.

Kryeministri Dimtar Kovaçevski në Facebook shkruajti se marrëveshja është në gjuhën e pastër maqedonase, pa fusnota dhe yll.

“FRONTEX është e para nga shumë marrëveshjet me Bashkimin Evropian që do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, si e barabartë me gjuhët e tjera të BE-së. Gjuha maqedonase, identiteti maqedonas, me këtë marrëveshje por edhe me përkthimin e gjithë legjislacionit evropian, merr një konfirmim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Interesat shtetërore, kombëtare dhe interesat e qytetarëve janë në fokus të kësaj Qeverie dhe ne nuk do të devijojmë kurrë prej tyre”, shkruan Kovaçevski.

Përndryshe, në tetor të vitit 2020, pasi paraprakisht Bullgaria i kishte vendosur veto Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, e bllokoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes për menaxhim të kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Frontekstit dhe arsyeja për këtë ka qenë “gjuha maqedonase”.

Është marrëveshje për të cilën bisedimet kanë filluar në korrik të vitit 2018, ndërsa i mundëson Frontex-it të kryejë operacione dhe të dërgojë ekipet e saj në rajonet kufitare të BE-së për t’u përballur me migracionin e paligjshëm.

Nënshkrimi i marrëveshjes vjen në kohën kur po zhvillohet procesi i skriningut shpjegues për Klasterin e 2-të, që pritet të përmbyllet për 2 javë, për të vazhduar në Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës.

Nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button