Kovaçevski: Vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagës minimale

Rritja e ardhshme e pagës minimale në shtet do të jetë në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

“Vitin e ardhshmë na pret sërish rritje e pagës mimimale, sepse kemi ndryshuar metodologji. Tani ndikon edhe rritja e harxhimeve për jetë dhe rritja e produktivitetit, përkatësisht BPV në shtet. Përsëri do të kemi rritje të pagës minimale në fillim të vitit”, tha Kovaçevski.

Rritja do të jetë në përputhje me metodologjinë e re e cila u dakordua në negociatat mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve në shkurt të këtij viti, ku u arrit marrëveshje që paga minimale të rritet në 18 mijë denarë.

Metodologjia e re, siç ishte dakorduar, nënkuptonte ndryshim të kritereve për harmonizim vjetor të pagës minimale me 50 përqind nga rritja vjetor e pagës mesatare dhe 50 përqind e rritjes së harxhimeve për jetë. Kriteri i tretë i cili ishte në përllogaritjen e vlerës së apgës minimale të mos jetë më e ulët se 57 përqind nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button