Struga e mbushur me qen endacakë, për personat e kafshuar nuk ka vaksina, autoritetet nuk kanë zgjidhje

Edhe pse qentë endacakë cenojnë lëvizshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve në Komunën e Strugës, autoritetet kompetente me vite të tëra nuk gjejnë zgjidhje për këtë problem. Personat që kafshohen nga qentë endacakë pas trajtimit në Spitalin e Strugës detyrohen të shkojnë në Ohër për vaksinim. Nga pushteti lokal në Strugë thonë se mundohen të gjejnë zgjidhje por se ky është problem që nuk munden ta menaxhojnë vetë. Por, AUV thotë se nga komuna as që kanë kërkuar ndihmë për këtë çështje, shkruan Portalb.mk.  

Në Strugë çdo ditë e më shumë shtohet numri i qytetarëve të sulmuar apo edhe të kafshuar nga qentë endacakë të cilët në tufa prej 7-10 qensh bredhin nëpër qytet. Qytetarët detyrohet të kufizojnë lëvizjen e tyre ose të lëvizin vetëm me makinë nga frika se mos sulmohen. Nga reparti kirurgjik në spitalin e Strugës, thonë se nga janari deri në tetor të këtij viti kanë pasur rreth 50 intervenime te persona të kafshuar nga qentë endacakë.
Personat që kafshohen nga qentë endacakë pas trajtimit në Spitalin e Strugës detyrohen të shkojnë në Ohër për vaksinim çdo të tretën ditë sepse spitali i qytetit nuk ka vaksina që nevojiten pas kafshimit.

“Para 2 netësh u sulmova nga një tufë qensh endacakë në parkingun e një restoranti. Ishin diku te 10 qen të tërbuar që papritmas u lëshuan drejt meje, ishin shumë afër u shtanga në vend dhe nuk dija çfarë bëjë. Për fat në moment një makinë u kaloi para dhe munda të largohem dhe të hy në makinën tim”, u shpreh një banor i Strugës.

“Edhe pse e kemi shumë afër shtëpisë shkollën fillore nuk guxoj ta lë vetëm fëmijën të shkojë në shkollë sepse aty pran vërtiten shumë qen endacakë. Shpesh na ndodh ta ndryshojmë rrugën sepse shohim që në drejtimin tonë afrohen 3-4 qenë endacakë”, tha një tjetër banore e Strugës.

Megjithatë, sipas të dhënave të policisë vetëm 15 raste janë paraqitur në SPB Ohër.

This slideshow requires JavaScript.

Nga Komuna e Strugës janë të vetëdijshëm se çështja e qenve endacak në qytet është bërë teje serioze së fundmi dhe thonë se mundohen gjejnë zgjidhje afatgjatë për këtë problem.

“Menaxhimi me qentë endacak është projekt madhor prandaj jo veç ne si komunë por shumica e komunave nuk mund ta menaxhojmë vet, për këtë arsye ne jemi drejtuar te Qendra për menaxhimin e rajonit planor jugperëndimor, për ta marrë përsipër këtë projekt për të gjithë rajonin, ku bëjnë pjesë disa komuna. Gjithashtu kemi dhënë një propozim, që kjo çështje të merret nga institucionet më kompetente, psh. Agjencia e veterinarisë. Çdo komunë të ndajë nga buxheti mjete për qentë deri te agjencia dhe ato të marrin përgjegjësi duke përdorur stacionet veterinare dhe stafin profesionist për trajtimin e të njëjtëve”, thanë nga Komuna e Strugës.

Nga Agjencia e veterinarisë thonë se Komunat duhet vetë të kujdesën për qentë endacakë dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme për kafshët si dhe siguri për qytetarët.

“Komunat janë përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të qenve të pastrehë në territorin e komunës së tyre. Deri në këtë moment Komuna e Strugës nuk i është drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nuk ka kërkuar ndihmë në lidhje me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në AUV nuk është dorëzuar asnjë program i kontrollit të popullatës së qenve për miratim. Nëse Komuna e Strugës paraqet kërkesë për ndonjë ndihmë teknike apo këshillë në AUV, ne si institucion do i përgjigjemi kërkesës sipas mundësive, kompetencave dhe fushës së veprimit për t’i ndihmuar kësaj komune të krijojë një sistem për kontrollin e popullatës së qenve të pastrehë”, deklaruan për Portalb.mk nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga ky institucion shtuan se deri më sot Komuna e Strugës nuk ka paraqitur kërkesë për aprovim të strehimores për qen në arkivin e te Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë. 

Asnjë Komunë në rajonin jugperëndimor nuk ka stacionar për qentë e pastrehë. Qeveria ka ndarë 380.000 euro për ndërtimin e një stacionari në Komunën e Kërçovës megjithatë akoma nuk ka rezultat konkret nga ky projekt. Në fakt, Shkupi është qyteti i vetëm në Maqedoninë e Veriut që për momentin ka ndërmarrje të posaçme publike për trajtimin e qenve endacakë.

Raportim i mediave lokale rreth situatës me qentë endacakë në Strugë. Pamjet janë filmuar pranë oborrit të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button