RMV, 75 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit nga ku rezulton se prej 745 të testuarve kanë rezultuar 75 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 75
- Riinfektime: 23
- Të vdekur: 0
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
- Të shëruar: 94
- Testime: 745
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 446. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Prilepi dhe Velesi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 343.143
- Të shëruar: 333.158,
- Të vdekur: 9.539
- Testime: 2.164.862
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/