U asgjësuan miliona zogj në Britani dhe BE, si pasojë e shpërthimit rekord të gripit të shpezëve

Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit rekord të gripit të shpezëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpezëve (HPAI) u zbuluan te zogjtë e zënë, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milionë prej tyre, raporton BBC.

Krahasuar me rekordin e mëparshëm, në vitin 2020/2021, ishin vetëm 26 raste, transmeton klankosova.tv.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se zogjtë e asgjësuar ishin “proporcion i vogël” i prodhimit total – rreth 20 milionë zogj në javë.

Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpezëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button